Site icon PORTALB

Vërtetohet propozimi që Ivanova të emërohet sekretare e përgjithshme e Kuvendit

Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja tha se ky është edhe një ligj me të cilin shkurtohen të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë

Cvetanka Ivanova

Propozimi që Cvetanka Ivanova, juriste dhe ish-deputete e LSDM-së të emërohet sekretare e përgjithshme e Kuvendit sot u votua në Komisionin kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Këtij vendimi i parapriu vendimi për shkarkim të sekretarit të deritanishëm Zharko Denkovski.

Seanca e komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është ndërprerë në pikën e tretë të rendit të ditës. Anëtarët e Komisionit është dashur të prononcohen për propozime për zëvendëskryetarë të Kuvendit të RM-së. Vazhdimi i seancës së Komisionit do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Paraprakisht deputetët nuk e kanë votuar propozimin e deputetit Dimitar Stevanaxhija, i cili kërkoi që Komisioni të votojë konkluzion që Kuvendi të shpallë vendim për zgjedhje të sekretarit të përgjithshëm dhe për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm përmes konkursit.

Exit mobile version