Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 rezultojnë të zhdukur në përmbytjet, që e goditën pjesën jugore të Japonisë.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë personat e zhdukur, kumtuan përfaqësuesit lokalë.
Ishulli Kjushu është shkatërruar pasi që lumenjtë dolën nga shtretërit, ndërsa sasi a e madhe e ujit mori disa pjesë të rrugëve.
Policia lokale theksoi se pesë persona janë në gjendje kritike.
Mijëra persona janë evakuuar dhe akomoduar në strehimore të përkohshme, por numër i madh i persona akoma janë të bllokuar në shtëpitë e tyre.
Më shumë se 500 persona janë të shkëputur nga bota, ndërsa urat e shkatërruara dhe uji e vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.