Avokati Nikolla Dodevski do të ftohet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) për rastin “Talir” dhe në këtë mënyrë ai nuk do të mund të jetë avokat i liderit të VMRO-DPMNE-së, dhe ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, për rastin “Talir”, që është i dyshuar i parë shkruan portali “Sakam da kazham”, njofton Portalb.mk.
Nga Prokuroria Speciale Publike e kanë konfirmuar informatën, por nuk kanë treguar më shumë detaje në lidhje me rastin.
Ndryshe, dje për rastin “Talir” në PSP janë paraqitur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministri teknik, Emil Dimitriev, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Tashevska- Remenski.
Për të hënën pritet që të paraqiten të dyshuarit e parë Gruevski, Ilija Dimovski dhe Kiril Bozhinovski. PSP ka dërguar ftesa te të gjithë 11-të të dyshuarit që të japin dëshmi për rastin “Talir”.
Ndryshe, avokati Nikolla Dodevski e përfaqëson pjesën më të madhe e të dyshuarve në rastet që i zhvillon PSP-ja.
LEXO: Emil Dimitriev në Prokurorinë Speciale
LEXO: Deputetja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangellova në pyetje në Prokurorinë Speciale
LEXO: Remenski dhe bashkëshorti në PSP që të japin dëshmi për përgjimet
LEXO: Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)