Dhjetëra mijëra civilë në disa pjesë të Mosulit, që janë nën kontroll të grupit të Shtetit Islamik (SHI) kanë nevojë për ushqim, ujë dhe medikamente, njoftoi KB-ja, disa ditë pasi që ushtria irakiane me përkrahje nga SHBA-ja filloi ofensivë me qëllim që të marrë qytetin.
“Rreth 200.000 persona edhe më tej jetojnë nën komandën e SHI-së në Qytetin e vjetër të Mosulit dhe edhe tre lagjeve të tjera”, theksoi koordinatorja e KB-së për çështje humanitare, Lise Grande.
Forcat irakiane njoftojnë se filloi ofensivë e re me qëllim që të ndërmerret zona ekstremiste e anës perëndimore të lumit Tigër.
Njerëzit që arritën që të tërhiqen nga lagjet që janë nën kontrollin e SHI-së konfirmojnë se situata është dramatike, ka mungesë të ushqimit, rezervat e ujit janë të kufizuara, ndërsa ka edhe mungesë të medikamenteve, thotë Grande.