Site icon PORTALB

Maqedoni, LSDM premton heqje të taksës radiodifuzive dhe tatimeve tjera

LSDM ZAEV

LSDM, pas sulmeve në Kuvend, 28.04.2017

LSDM-ja thotë se qytetarët e Maqedonisë nuk do të paguajnë taksë radiodifuzive dhe se nuk do të jetë jetë tatimi i vetëm me të cilën Qeveria e re do t’u lehtësojë qytetarëve.

Do të ketë, thonë nga partia, ulje edhe të tatimeve tjera me ç’rast do të mundësojmë që qytetarëve t’u mbeten më shumë të holla në buxhetet familjare me të cilët tani nuk mund as të ushqehen, vende të reja reale të punës dhe mirë të paguara.

“Do të ketë Qeveri të re që do të kujdeset për qytetarët dhe taksa radiodifuzive do të hiqet. Asgjë më nuk varet nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së”, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj deklaratës së Gruevskit lidhur me paralajmërimet për heqje të taksës radiodifuzive.

Exit mobile version