Në afërsi të lumit Peneus në Greqi, rrezë malit Pind, mbi fushën e Thesalisë, gjendet një varg i merkullive gjeologjike të dala nga toka të njohura si Meteora apo shkëmbinj të varur në qiell
Që nga shekulli i 15-të në këto shtylla janë ndërtuar manastire ortodokse. Gjithsej n to janë ndërtuar 24 manastire, ndërsa vetëm 6 prej tyre janë ruajtur deri në ditën e sotme.
Murgjit e parë në këtë rajon janë shfaqur në shekullin e 11-të, por manastiret në vende të tilla të paarritshme filluan të ndërtohen në vitin 1453, për shkak të shqetësimeve lidhur me pushtimin e rajonit nga osmanllinjtë.
Në ditët e sotme deri tek manastiret mund të arrihet me anë të shkallëve të gdhendura në shkëmb, apo urave që i lidhin manastiret me shkëmbinjtë e afërt.