Në një intervistë për “Kuririn” serb, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se të dënuarit e rastit “Monstra” janë të pafajshëm, gjegjësisht nuk ka kurrfarë dëshmi se ata e kanë bërë vrasjen e pesëfishtë, njofton Portalb.mk.
I pyetur nëse ka dëshmi në të cilat zbardhet ajo se çfarë ka ndodhur në Liqenin e Smillkovës, ku janë vrarë katër të rinj dhe një peshkatarë, Zaev thotë se të burgosurit janë prapa grilave pa dëshmi se e kanë kryer veprën.
“Ekzistojnë biseda në të cilat tregohet se për personat që janë në burg nuk ka kurrfarë dëshmi për atë. Në biseda nuk ekzistojnë dëshmi se kush e ka atë (vrasjen, shkrim i redaksisë), por ekziston dyshim se pushteti është i përzier”.