Site icon PORTALB

Piter Fejt: Nacionalistët në Maqedoni po luajnë me zjarr

Piter Fejt (Peter Faith)

Piter Fejt (Peter Faith)

“Nacionalistët në Maqedoni po luajnë me zjarr, pasi që refuzojnë ta dorëzojnë pushtetin”, deklaroi ndërmjetësuesi në bisedimet për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001, Piter Fejt, njofton Portalb.mk.

Në një intervsitë për “Rojters”, ai thekson se Bashkimi Evropian duhet ta shqyrtojë ndalimin e procesit të veprimit, për t’u tejkaluar qorrsokaku i rrezikshëm në vend.  Diplomati holandez shprehu shqetësim edhe për rrezikun e eskalimit të mëtutjeshëm, e cila “ish shtetin jugosllav do ta çojë në luftë qytetare, në rast se BE vendos të mos jetë aktive”.

Për momentin, Fejt është këshilltar i lartë diplomatik në Institutin Evropian për Paqe, i cili i përkrah përpjekjet e BE-së në fushën e ndërmjetësimit dhe zgjidhjes së konflikteve.

Exit mobile version