Site icon PORTALB

Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni, ku sonte një turmë protestuesish kanë sulmuar deputetët, raporton SHENJA.

I ftuar në Top Story, Rama tha se në këtë situatë duhet të veprohet me qetësi. Rama ka porositur shqiptarët e Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve. Ai ka kritikuar gjithashtu edhe punën e policisë maqedonase.

“Është një moment kur realisht duhet shumë qetësi. Më vjen shumë keq që u ngrit një strategji dritëshkurtër politike duke vendosur shqiptarët në shenjestër dhe duke përdorur si sebep të ashtuquajturën Platforma e Tiranës. Është krejtësisht e papërgjegjshme që një luftë për pushtet të motivohet..kjo është një situatë që unë uroj do të jetë e përkohshme. Shqiptarët, lider shpi politik i shqiptarëve, të ruajë maksimalisht qetësinë dhe të mos bien në kurthin e reagimeve që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim më të madh. Uroj që policia në Maqedoni të bëjë detyrën dhe të mbrojë njerëzit”, ka thënë Rama.

Exit mobile version