Site icon PORTALB

Flet Bujar Osmani për ngjarjet e fundit në Kuvend

Bujar Osmani

Bujar Osmani

Bujar Osmani zëdhënës i BDI-së flet për deputetët e BDI-së që gjenden në godinën e kuvendit. Osmani konfirmon se janë sulmuar edhe deputetët e kësaj partie. Bujar Osmani apeloi që qytetarët të mbeten të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve sepse sipas tij situata mund të eskaloj edhe më shumë, njofton Alsat M.

Osmani tha se pasi të qetësohet situata atëherë do të bëhet një analizë  e detajuar dhe do të kërkohet edhe përgjegjësi për rolin e policisë e cila nuk ka reaguar me kohë për të parandaluar eskalimin e situatës. Osmani tha se Ahmeti është në kontakt me të gjithë aktorët politikë dhe se sipas tij po bëhen të gjitha përpjekjet që situata të vihet nën kontroll.

Exit mobile version