Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka hyrë sot në “Telekom” ku prokurorët duhet të takohen me përfaqësuesit e ndërmarrjes, njofton Portalb.mk.
Takimi vjen pasi Gjykata Penale katër herë refuzoi të jep urdhër për kontroll të sistemit kompjuteristik si pjesë e rastit hetimor për bisedat e përgjuara.
Nga ndërmarrja javën e kaluar thanë se PSP nuk ka kërkuar takim me ata dhe se nuk do të komentojnë procedurat hetimore.
Përndryshe, raporti nga hetimi i brendshëm në “Telekomin e Maqedonisë”, duhet të ndihmojë në hetimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për përgjimin e paligjshëm.