Site icon PORTALB

Perez: Kjo e pret Zidanen nëse mposhtet nga Bayern Munich dhe Barcelona!

Zinedin Zidane

Zinedin Zidane

Zinedine Zidane është para dueleve shumë të rëndësishme me Real Madridin. Ai do të vazhdojë të jetë në pankinën e Realit të Madridit, pavarësisht rezultateve që do të arrijë skuadra e tij gjatë kësaj jave, kur do të luajë ndaj Bayernit dhe Barcelonës.

Presidenti Fiorentino Perez ka besim te francezi i cili në vetëm pak muaj fitoi 3 trofe me Los Blancos.

Sipas asaj që raporton e përditshmja madrilene Marca, Zidane do të qëndrojë në krye të Realit çfarëdo që të ndodhë në këtë sezon.

Presidenti e vlerëson jashtëzakonisht ish mesfushorin për atë çfarë ka arritur gjatë 1 viti e pak në stolin e Los Blancos dhe për frymën që ka futur në skuadër.

44-vjeçari nga Marseille, ka një kontratë deri në vitin 2018 me klubin merengues dhe sipas të gjitha gjasave Zidane do të jetë pjesë e skuadrës madrilene edhe sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version