Site icon PORTALB

Të gjitha kundërthëniet dhe çështjet e hapura pas vjedhjes së shekullit në NLB Shkup

NLB Banka

NLB Banka

Pas vjedhjes më të madhe në historinë e Maqedonisë të mbi 3 milionë eurove nga arka e NLB-së në Shkup, njoftimet e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore- Shkup që i dërguan për mediat dje kanë ndihmuar pak, por më shumë u kanë shkaktuar probleme gazetarëve në tentimin që ta informojnë opinionin për detajet e rastit. Kjo vjedhje për shumë arsye është specifike:

Arkëtari i bankës pesë ditë me radhë ka nxjerrë të holla në qese zbukuruese (që është  detaji i vetëm të cilin e zbuloi MPB) dhe askush nuk e ka vërejtur?

Edhe pas tre ditëve, misteri qëndron tek paratë të cilat ende s’mund të gjenden, autori është në paraburgim ndërsa çdo ditë e më tepër rritet numri i pyetjeve të hapura:

Por, nga MPB dhe nga Prokuroria Themelore nuk morëm përgjigje të saktë. Në Ministrinë e brendshme thonë se tash për tash s’mund të thuhet asgjë nga ajo që dje u dërgua për mediat, pasi tani çështja është në duart e prokurorit publik.

Nga Prokuroria e Shkupit për dallimet në shumat e parave, për “Meta” thonë se njoftimi i tyre nuk është shterur, janë njoftuar detaje të caktuara, por fotografia e plotë do të shihet në aktakuzë.

Në pyetjen nëse arkëtari i dyshuar B.S ka treguar ku janë paratë, na thanë se në interes të procedurës hetimore, shumë detaje nuk do të njoftohen për opinionin deri në momentin e duhur.

Exit mobile version