Site icon PORTALB

Ndahet nga jeta Françesk Radi, Rozana: Humba babain për herë të dytë

Francesku dhe Rozana

Këngëtari i njohur Françesk Radi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spital.

Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artisti i njohur qëndroi për t’u kuruar në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, pasi pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.

Në një moment të tillë kaq të vështirë për familjen Radi nuk kanë munguar edhe disa fjalë të ndjera nga mbesa e tij Rozi për xhaxhain e saj 67 vjeç, vdekjen e të cilit e ka cilësuar si humbjen e dytë të babait në jetë.

“Sot kam humbur babain për herë të dytë. Nuk duhet të ishte kështu për ty”, shkruan Roza Radi./b.l/noa.al/

Exit mobile version