Site icon PORTALB

A kemi nevojë për vitamina shtesë?

vitamina

vitamina, ilustrim

Në qoftë se përdorni disa prej shtojcave në ushqim, ju duhet të pyesni veten nëse duhet t’i merrni ato vetë apo ndoshta një alternativë më e mirë është që të kërkohet ndihma profesionale.
Shumë njerëz përdorin shtojca në ushqim, me shpresën që t’u përmirësohet shëndeti i tyre, dhe as nuk pyesin nëse vitamina shtesë është me të vërtetë efektive në ushqim.

Kohët e fundit, gazeta “New York Times” botoi një artikull nga gazetarja, Jane E. Brody, e cila tregon se shumë shtojca shkaktojnë efektin placebo në rastin më të mirë, ndërsa në atë atë të keq mund të shkaktojnë dëme.

Ajo shpjegon përfitimet e mundshme dhe rreziqet e secilës. Jane ka një lajm të keq për ata që marrin multivitamina, sepse, siç thotë ajo, ato nuk mund të parandalojnë sëmundjet kronike.

Ekspertja tha se shtesat e tjera në ushqim janë të pakuptimta ose edhe të dëmshme, siç janë: kalciumi (duke shkaktuar kapsllëk ose edhe një sulm në zemër apo problemet e veshkave), vaj peshku (mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës) dhe magnez (mund të shkaktojë diarre).

Problemi është se laiku mesatar nuk ka njohuri të mjaftueshme mjekësore në dispozicion për të përcaktuar se cila vitaminë është e mirë. Prandaj, është e rëndësishme që të kontaktoni mjekun tuaj për t’ju ndihmuar të përcaktoni se cila shtesë është e përshtatshme për trupin tuaj.

Duke pasur parasysh se me blerjen e vitaminave ju mund të shpenzoni një shumë të madhe parash, ose më keq – të dëmtoni shëndetin tuaj, është mirë që të konsultoheni me mendimin e ekspertit ose të mjekut tuaj.

Exit mobile version