Site icon PORTALB

Cikloni në Australi nxjerrë peshkaqenët në rrugë (VIDEO)

Një gazetar në Australi është habitur nga pamjet tronditëse të ciklonit që përfshiu  Australinë disa ditë më parë. Në rruget e Australisë tashmë gjenden dhe peshkaqenë, transmeton Oranews.

Ky peshkaqen i madh i mbuluar me baltë  u pa në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit  në një qytet të Australisë që u godit nga cikloni “Debbie”.

Ekseprtët e shpëtimit kanë fotografuar peshkaqenin dhe menjëherë fotot janë hedhur në rrjetet sociale dhe janë përhapur në mënyrë virale.

Bashkëngjitur kanë shkruar:  “Mendoni se  duhet ta dërgojmë në ujë ? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ka nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit “Debbie”.

Exit mobile version