Sido që ta keni kaluar dje Ditën Ndërkombëtare të Grave, qoftë duke bërë pazar, duke drekuar, darkuar apo thjesht duke u marrë me vullnetarizëm një mënyrë mjaft e lehtë për të bërë disi zhurmë ishte edhe mbështetja e kauzës në mediat sociale. Nga Hillary Clinton te Gisele Bundchen dhe gjithçka që është në mes, shumë të famshëm dërguan dje mesazhet e tyre për këtë ditë të shënuar, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.
Por ajo çka ne vecuam dhe na bëri më së shumti përshtypje, ishte fotoja aq e thjeshtë dhe tejet domethënëse njëkohësisht e David Beckham postuar dje në Instagramin e tij, ku ish-futbollisti i njohur dhe një ndër imazhet më të pëlqyera mashkullore në botë, tregoi edhe një herë sesa shumë e vlerëson fuqinë e femrës dhe sesa me fat ndihej që kishte jo një, por dy të tilla në krahët e tij.