Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina dhe Tirana duhet të flasin me një zë. Kështu reagon Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës në rrjetin social fejsbuk, pas reagimit të Edi Ramës ndaj Gjorgje Ivanov, njofton Portalb.mk.
“Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan në fejsbuk Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës.