Policia e Turqisë ka arrestuar në krahinën Adana katër persona të cilët dyshohen se kanë transportuar me një autobus udhëtarësh mbi 100 kilogramë drogë, e llojit heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burime policore kanë thënë në kushte anonimiteti se pjesëtarët e policisë nga departamenti për Trafikim dhe nga departamenti për Krim të Organizuar, kanë vepruar pas një njoftimi të marrë paraprakisht për të ndaluar një mjet transporti i cili për destinacion ka pasur krahinën Van.
Në pakot të cilat kanë qenë të fshehura në karrigen ndihmëse afër shoferit, janë zbuluar 108 kilogramë heroinë dhe 120 pako me cigare.