Site icon PORTALB

Veshjet më të mira të Angeline Jolie në tapetin e kuq, ndër vite

Në qoftë se ka një grua që di sesi të bëjë një hyrje në tapetin e kuq, duke tërhequr gjithë vëmendjen dhe kthyer gjithë kokat, është pikërisht, e mahnitshmja Angeline Jolie. Aktorja e mirënjohur mund ta ketë nisur karrierën e saj falë të atit Jon Voight dhe për meritat e para, fillimisht në 1986 dhe më pas sërish në 1988 i detyrohet pikërisht atij, por ishte vet ajo që në vitin 2000 u rikthye sërish dhe këtë radhë vetëm falë talentit dhe punës së saj. Me një look që sa vjen e sofistikohet nga viti në vit, mund të themi tashmë se kohërat problematike të aktores reflektuar asokohe dhe në veshjen e saj janë të lëna pas dhe Angelina që kemi sot është padiskutim e preferuara e të gjithave ne, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Shikoni disa nga veshjet e saj më të spikatura në tapetin e kuq dhe gjykojeni vet,nëse dhe ju jeni fansa të viteve të fundit, njësoj si ne.

 

 

Exit mobile version