Gjatë pesë ditëve të fundit në Siri kanë humbur jetën 39 civilë, ndërsa më shumë se 170 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkelja e armëpushimit në Siri është intensifikuar para raundit të katërt të negociatave paqësore në Gjenevë.
Negociatat për krizën në Siri të cilat deri më tani tre herë u mbajtën në Gjenevë, nuk kanë dhënë rezultate.
Marrëveshja për armëpushim në Siri e arritur me ndërmjetësim të Turqisë dhe Rusisë, hyri në fuqi më 30 dhjetor të vitit 2016. Përskaj shkeljes së marrëveshjes nga ana e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, marrëveshja ka ulur intensitetin e luftës dhe hapi rrugë për negociatat e reja.
Siç theksuan burimet nga Mbrojtja civile, forcat e Assadit më 18 shkurt kryen sulm në rajonin Hereste në lindje të Damaskut. Sulmi është kryer gjatë një funerali, ku 17 persona humbën jetën ndërsa 54 të tjerë u plagosën.
Edhe një sulm tjetër ishte kryer një ditë më vonë në rajonin Kabun ku rëndë u plagosën 97 persona. Të njëjtën ditë është kryer sulm edhe në rajonin Dere në të cilin humbën jetën 6 civilë, ndërsa 6 të tjerë u plagosën.
Forcat e regjimit edhe më 20 shkurt kryen sulm në rajonin Duma në lindje të Damaskut në të cilin humbën jetën nëntë civilë. Dje u krye sulm në rajonin e Idlibit në të cilin shtatë civilë humbën jetën.