Site icon PORTALB

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, probleme me hapësirat

Universiteti "Nënë Tereza"

Universiteti "Nënë Tereza"

Në mungesë të hapësirave, Universiteti “Nënë Tereza”, do të zgjerojë aktivitetet akademike edhe në hapësirat shkollës fillore “Kongresi i Manastrit” ku gjithashtu veprojnë edhe drejtimet e disperzuara të USHT-së. Universiteti i ri gjithë veprimtarinë akademike e ka nisur pa hapësirat e premtuara në kazermën Ilinden, njofton Alsat M.

Gjatë promovimit të këtij universiteti, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kishin premtuar madje një kampus modern universitar, por deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje për realizimin e këtij premtimi. Se ky projekt është larg jetësimit flet edhe paralajmërimi i rektorit, Aziz Pollozhani se nga shtatori laboratorët e Fakultetit Teknik pranë UNT-së, do të vendosen në hapësirat e shkollës fillore “Kongresi i Manastrit”.

Ndërkohë Universiteti Nënë Tereza vazhdon të hasë në probleme në sferën e kuadrove akademik dhe administrativ, madje edhe gjashtë muaj nga fillimi i vitit akademik.

Exit mobile version