Ministria e Punëve të Brendshme pasdite apeloi derisa zgjat hetimi që të mos spekulohet me emra dhe adresa për rastin me armët e gjetura në hapësirat e bodrumeve në lagjen Çair të Shkupit.
“Ministria e Punëve të Brendshme e informoi opinionin se me orientim të Prokurorit publik punohet në zbardhjen e rastit me municionin e gjetur, bombat artizanale dhe granatat minahedhëse në hapësirat e bodrumeve në një objekt banimi në lagjen Çair të Shkupit.
Nga MPB theksojnë se pas zbardhjes së rastit, opinioni do të informohet për të gjitha hollësitë.