Qen të rrezikshëm ruhen nga një person në oborrin Shkollës Fillore Josip Broz Tito në Strugë. Pranë këtij vendi çdo ditë kalojnë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ndërsa në oborrin e shkollës mbahen edhe orë të edukatës fizike, shkruan Alsat-M.
Nxënësit thonë se në oborr kundërmon erë e keqe dhe se kanë frikë. Personi i cili përkujdeset për shtatë qentë e tij, thotë se nuk janë të rrezikshëm. Ai pretendon se oborri i Shkollës është pronë e tij. Një pjesë ku janë vendosur qentë i është kthyer, ndërsa për pjesën tjetër është ankuar në gjykatën e Strasburgut.
Nga komuna e Strugës thonë se disa herë në vitet e fundit kanë kërkuar që me ndihmën e policisë ose me ndihmën e inspektoratit komunal dhe shtetëror ti largojnë qentë. Por asnjëri nga autoritetet kompetente nuk ka ndërmarrë masa.