Dy persona tani për tani të panjohur për policinë dje kanë kryer vepër penale “mashtrim” në Ohër. Dy personat në moshë rreth viteve të pesëdhjeta, dje rreth orës 10:30 në rrugën “7 Nëntori” kanë hasur një banor të Ohrit nga i cili kanë arritur të marrin njëmijë euro.
Sipas kumtesës nga SPB Ohër, pasi që ka filluar biseda me personin e dëmtuar, njëri nga dy personat i ka thënë se personi tjetër është shtetas i Izraelit i cili ka pasur fatkeqësi komunikacioni në Ohër për ç’arsye është dashur urgjentisht të paguajë dëmshpërblim. Më pas, ai nga qytetari më i moshuar i Ohrit ka kërkuar t’i ndihmojë të huajit dhe t’i japë para për pagesë të dëmshpërblimit, duke i ofruar si peng një orë dore për të cilën ka thënë se është me vlerë prej 4000 eurove.
Duke besuar në atë që i është thënë dhe me dëshirë për t’i ndihmuar të huajit, qytetari i Ohrit i ka dhënë njëmijë euro me pritjen se pasi që ta paguajë dëmshpërbliminj, të dy personat do të kthehen dhe do t’ia kthejnë borxhin.
Pas paraqitjes së marrë nga i dëmtuari, SPB – Ohër ndërmori masa për gjetjen e kryesve. Me atë rast, qytetarëve të Ohrit u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë bisedave me të panjohur, të mos bien pre e arsyetimeve të këtilla dhe rastet e mundshme të ngjashme menjëherë t’i paraqesin në stacionin policor apo në numrin e policisë 192.