Site icon PORTALB

Kumanova, Manastiri dhe disa pjesë të Shkupit, me ajër më të ndotur

Ajri i ndotur - ilustrim

Kumanova, Manastiri dhe disa pjesë të Shkupit, sot në mëngjes janë shënuar si vendet me ajër më të ndotur në Maqedoni, njofton Portalb.

Në vendbanimet e Shkupit, më të ndotura janë Milladinovë Lisiçe dhe Karposh.

Megjithatë, Kumanova, ngelet si qyteti më i ndotur në Maqedoni me 284 mg/m3 grimca PM10. Kjo ndotje është për thuajse gjashtë herë më e madhe se sa kufiri maksimal i lejuar i ndotjes, gjegjësisht 50 mg/m3.

Kjo shihet në informatat për kualitetin e ajrit ambiental, të dhënat e të cilave merren nga stacionet matëse.

Gazi Baba, Qendra, Tetova dhe Kavadari ende ngelen në rangun e qyteteve me nivel të lartë të ajrit të ndotur. /Portalb

Exit mobile version