Gjatë tre ditë të fundit janë dëmtuar disa shtabe dhe pllakata të partive të ndryshme politike. Dje në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 11:30 nga ana e një zyrtari policor, i cili ka qenë i angazhuar në detyrë, është parë se në rrugën “Hristo Tatarçev”, ku ka qenë i vendosur shtabi i PRSD-së, ka dëmtuar me sprej të zi xhamat e shtabit duke i shkarravitur, njofton Portalb.
Është fotografuar rasti në vendin e ngjarjes.
Pasditen e djeshme rreth orës 17:50, M.N. ka paraqitur në SPB Shkup se në shtabin e LSDM-së afër Kishës “Shën Viniçe”, nga ana e një personi të panjohur është thyer dera e hyrjes, ndërkaq më pas brenda ka demoluar dhe ka vjedhur një pjesë të materialit parazgjedhor.
Në mbrëmjen mes të martës dhe mërkurës, në kohë të papërcaktuar nga ana e personave të panjohur me gur është dëmtuar shtabi i Lëvizjes BESA në Sllatinë të Komunës së Tearcës.
Mbrëmë, rreth orës 03:00 në Shkup, në rrugën “Gjorçe Petrov” te ish “Baumarketi” është djegur pllakata në të cilën ka pasur të vendosur reklamë BDI-ja. /Portalb