Bartësi i listës për njesinë zgjedhore 1 Artan Grubi, dha një porosi për votuesit shqiptarë ku kërkoi unifikim dhe mospërçarje të votës shqiptare. Sipas Grubit, ndarja e votës në parti të vogla do të sjellë sërish dobësimin e faktorit shqiptar dhe përfaqësimit në Kuvend.
“Duke pas këtë parasysh edhe këtë arsye, kryetari Ahemti i ftoi partitë e vogla dhe iniciativat qytetare që të bashkohen në mënyrë që të fitojnë shqiptarët dhe të fitojë kombi shqiptar. Pasi këto parti të vogla dhe iniciativa u bënë copë-copë dhe pikë e pesë, akoma pa fituar legjitimitetin, atëherë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit kanë vetëm një zgjedhje, atë që të bashkohen, me Ali Ahmetin dhe BDI-në”, deklaroi Grubi.
Grubi tha se zgjedhje janë historike dhe jashtëzakonisht të rëndësishme andaj, sipas tij, përçarja e votës dhe shkuarja huq e votës nuk duhet lejuar nga votuesi shqiptar
“Çdo votë për këto iniciativat e përçara, shkon në favor të VMRO-DPMNE dhe LSDM-së, duke dobësuar jashtëzakonisht prezencën shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë dhe duke dëmtuar interesat shqiptare”, u shpreh Grubi.