Site icon PORTALB

Tereza Mej: Tani është me rëndësi si do të jenë marrëdhëniet tona të reja me BE-në

Theresa May

Theresa May

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi sot se çështja kyçe rreth negociatave për Bregzit, nuk është si dhe çfarë do të mund të fitohet, por si do të jenë “marrëdhëniet e reja të Britanisë” me BE-në, e kjo nuk i dedikohet vetëm çështjes së tregut vetëm.

Mej, e cila gjendet për vizitë pune në Bahrein, në takimin me gazetarët britanik, ka refuzuar t’i komentojë deklaratat e dy ministrave britanikë, të cilët secili për vete, zbuluan se Britania do të vazhdojë me pagesën e buxhetit të BE-së dhe pas daljes nga Unioni.

Ministri për Bregzit, Djevid Dejvis, si dhe shefi i Forin Ofisit Boris Xhonson folën për perspektivën e tillë, si mundësia të qëndrojnë në tregun e vetëm të BE-së, transmeton MIA.

Deklaratat e tilla të të dy ministrave, të cilët ishin udhëheqës të fushatës për Bregzit , është prononcimi i parë publik se qeveria përcaktohet për Bregzit të but dhe për qëndrimin në tregun e vetëm.

Sipas rregullave të BE-së, një vend, i cili është jashtë Unionit, mund të ketë qasje të lirë deri te tregu i vetëm, në të cilin i plason pa asnjë tarifë doganore prodhimet e tij dhe shërbimet, duke vendosur shumë të caktuar të mjeteve në buxhetin e BE-së, por edhe duke i pranuar rregullat për qarkullim të lirë të fuqisë punëtore dhe të shtetasve të Unionit.

Reagimi i Mej vjen në kohën, kur Gjykata Supreme në Londër, nga e hëna është e hapur për procedurën për ankesën e qeverisë, me vendimin e Gjykatës Supreme e cila urdhëron që Parlamenti të konsultohet në mënyrë të obligueshme në procesin për Bregzit.

Tereza Mej dhe ministrat e saj antievropian insistojnë se Parlamenti dhe deputet nuk duhet të “përzihen” në këtë punë.

Exit mobile version