Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan janë në rënie të lirë, pasi kandidati Republikan për President, Donald Tramp, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave prestigjoze botërore, aksionet e Tokios kanë rënë gati 5% më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kong dhe Seul respektivisht 3.3%, 2.8%.Edhe Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë 3%.
Nga ana tjetër, dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt yen-it dhe euros.
Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4%, ose më saktë çmimi tani varjon në 43.17 dollarë për fuçi. Ky “tërmet” vjen pasi shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hilari Klinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”- së që ka krijuar Presidenti Barak Obama.