Site icon PORTALB

Në Francë arrestohet njëri prej liderëve të ETA-s

Policia franceze

Policia franceze

Një nga liderët më të theksuar të organizatës separatiste baske ETA, Mikel Irastorska është arrestuar sot në juglindje të Francës, kumtuan autoritetet spanjolle.

Irastorsa është gjetur në shtëpinë e tij në qytetin francez Asken, në rajonin e Pirineut në kufirin me Spanjën, thuhet në kumtesën e Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme.

Sipas burimeve franceze, është arrestuar edhe një çift martesor, i cili i ka mundësuar strehimore Irastorsës.

Bastisja, të cilën e kanë kryer forcat franceze të sigurisë në bashkëpunim me gardën civile spanjolle, ka qenë e orientuar drejt “strukturës lidere të ETA-s”.

MPB-ja spanjolle thekson se operacioni ka vazhduar dhe ka mundur të pasojnë edhe arrestime shtesë.

Exit mobile version