Site icon PORTALB

Aksident hekurudhor në Kamerun, 53 të vdekur dhe 300 të plagosur

Së paku 53 persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 të tjerë janë plagosur në aksidentin hekurudhore në Kamerun, i cili ndodhi nga shkaku i daljes së trenit nga binarët, raporton Anadolu Agency (AA).

Fatkeqësia ka ndodhur në qytetin Eseka, 120 kilometra në perëndim nga kryeqyteti i Kamerunit, Yaundea. Ministri i Transportit në Kamerun, Edgard Alain Mene Ngoo, vizitoi vendin e aksidentit ku deklaroi se sipas të gjitha gjasave fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e mbushjes mbi kapacitet të trenit me udhëtarë.

Zyrtarët e Hekurudhave të Kamerunit thanë se në trenin i cili ka kapacitet për 600 udhëtarë në kohën e aksidentit ka pasur 1300 udhëtarë në relacionin Yaounde – Douala.

Exit mobile version