Rreth 30 mijë ushtarë kryesisht të udhëhequr nga forca irakiane, janë përfshirë në operacionin i cili është duke u zhvilluar në përpjekje të rimarrjes së qytetit Mosul.
Kjo pasi qyteti Mosul ishte okupuar nga ISIS, që nga viti 2014, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq rreth 4 mijë policë kurdë, kanë filluar pastrimin e fshatrave në lindje.
Luftëtarë sunitë dhe forca paramilitare të udhëhequra nga shiitë është paraparë të jenë pjesë e kësaj beteje.
Poashtu avionë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, kanë siguruar mbështetje ajrore.
Personeli i Operacioneve speciale amerikane, ka këshilluar forcat në terren. Forcat Elite të Irakut kundër terrorizmit pritet të bashkohen në ditët e ardhshme.
Ndërsa rreth 4 deri në 8 mijë besohet të jetë numri i pjesëtarëve luftëtarë nga grupi i ISIS, të cilët tentojnë të mbrojnë qytetin duke mbajtur të okupuar.