Enti Shtetëror për Statistikat (ESHS) njoftoi se gjatë muajit gusht në Maqedoni janë regjistruar 156.763 turistë të cilët kanë realizuar 694.641 bujtje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ESHS-së, numri i turistëve gjatë muajit gusht të këtij viti është ulur për 7.2 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa numri i bujtjeve është ulur me 3.9 për qind.
Përveç kësaj, numri i turistëve vendas është ulur për 4.5 për qind, ndërsa e atyre të huaj për 10.9 për qind.
Turistët vendas kanë realizuar 0.7 për qind më pak bujtje, ndërsa ata të huaj 13.8 për qind, thuhet në njoftimin e ESHS-së.
Në njoftim thuhet gjithashtu se në tetë muajt e parë të këtij viti, në Maqedoni janë regjistruar 617.150 turistë, që paraqet rritje në krahasim me vitin e kaluar për 4.1 për qind.
Numri i përgjithshëm i bujtjeve të realizuara në këtë periudhë është 1.929.279 ose 1.8 për qind më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.