Jeta pas të 50-ave sjell shumë ndryshime në trupin tuaj. Megjithatë nëse fitoni një stil jetese të shëndetshme, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Më poshtë disa këshilla për të gjithë:
Sytë dhe veshët
Edhe dëgjimi gjithashtu mund të ulet. Mund të keni vështirësi të dëgjoni frekuencat e larta apo të ndiqni një bisedë në një dhomë me shumë njerëz.
Ç’mund të bëni për dëgjim dhe shikim më të mirë?
Bëni kontrolle të rregullta: Ndiqni këshillat e mjekut për syzet, lentet e kontaktit, pajisjet e dëgjimit etj.
Merrni masa: Vini syze dielli apo mbani kapele me strehë të gjerë kur jeni jashtë shtëpisë dhe përdorni tapa për veshët kur keni rrotull shumë zhurma.
***
Dhëmbët
Çfarë ndodh? Mishrat e dhëmbëve bien. Ilaçe të caktuara, të tilla si ato që trajtojnë alergjitë, astmën, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë, gjithashtu mund të shkaktojnë tharje të gojës. Si
Ç’mund të bëni për një shëndet oral më të mirë?
Lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar:Lajini dhëmbët dy herë në ditë dhe pastrojini duke përdorur fillin dentar një herë në ditë.
Bëni kontrolle të rregullta: Kontaktoni me dentistin për kontrolle të rregullta të gojës suaj.
***
Lëkura
Çfarë ndodh? Me moshimin lëkura juaj hollohet, bëhet më pak elastike dhe më e ndjeshme me ulje të indeve yndyrore poashtë lëkurës. Mund ta vini re këtë ndërsa shihni se në rast se goditeni, nxiheni më
Ç’të bëni për një lëkurë të shëndetshme:
Jini të butë: Lahuni me ujë të ngrohtë, jo të nxehtë. Përdorni sapunë të butë, si dhe hidratues.
Merrni masa: Kur jeni jashtë shtëpisë përdorni krem kundër diellit dhe vishni rroba që ju mbrojnë. Vizitohuni rregullisht te dermatologu.
Mos pini duhan: Nëse pini duhan, kontaktoni me mjekun tuaj që t’ju ndihmojë ta lini. Duhanpirja nxit dëmtimin e lëkurës, si dhe rrudhat.