Site icon PORTALB

Diplomatët e Turqisë kërkojnë azil në Gjermani

Turqi

Flamuri turk

Të paktën tre diplomatë nga Truqia kanë këruar azil në qeverinë gjermane pas tentativës për grusht shtet më 15 korrik në Turqi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas informacioneve që i publikuan disa media gjermane, midis atyre që kanë kërkuar azil është edhe atasheu ushtarak në Amabsadën Turke në Berlin, nënkoloneli Ajhan Dagli, i cili pas tentativës për puç është zhdukur së bashku me bashkëshorten e tij.

Kërkesë për azil kanë parashtruar pasi që autoritetet turke e hoqën validitetin e qindra pasaportave diplomatike në tentativë që të izolojnë diplomatët e dyshuar për lidhje me krahun ushtarak të armatës turke e cila tentoi që të ndërmarrë pushtetin në Turqi.

Ankaraja i ka shpallur si të pavlevshme pasaportat e tetë dimplomatëve të saj në Gjermani, ndërsa bartësit i ka ngarkuar me dyshimin për lidhje me organizatën e Fetullah Gjulenit të cilin Erdogani e konsideron si organizator për tentativën për grushtin e shtetit.

Mediat gjermane citojnë burime qeveritare të cilat nuk përjashtojnë që numri i këkuesve të azilit midisi diplomatëve të Turqisë në Gjermani mund të jetë edhe më i madh nga tre të cilat deri tani janë konfirmuar.

Sipas Agjencisë Federale për Emigracion dhe Refugjatë, diplomatëve të Turqisë ende nuk i është dhënë përgjigje nëse do të marrin azil, sepse për vendimin do të nevojitet një periudhë më e gjatë, shkruan gazeta “Zi Doçje Cajtung” e cila konfirmon se Turqia ende hesht  për diplomatët e saj  të cilët kanë imunitet nga deportimi.

Një pjesë e mediave gjermane presin që Turqia të parashtrojë kërkesë nga Gjermania që të deportojë diplomatët e saj, të cilët sipas Ankarasë janë shkelës të ligjit, me çka pritet sërish përkeqësimi i marrëdhënieve midis dy vendev.

Exit mobile version