Site icon PORTALB

Lëvizja BESA: Banka Botërore dëshmon për realitetin e hidhur ekonomik të Maqedonisë

Afrim Gashi, Lëvizja Besa

Pas qëndrimit të Bankës Botërorë për Maqedoninë, Lëvizja besa ka dalur me reagim.

Rritja ekonomike në Maqedoni pritet të ngadalësohet dhe të arrijë në nivelin prej 2 përqind, në ndikim të rënies së investimeve. “Pasiguria politike në Maqedoni ndikoi në investimet, e cila e çoi vendin në rritje të reduktuar dhe në kundërshtim me trendin rajonal”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Sipas Lëvizjes Besa, këtë klimë të ekonomisë tashmë na e përdëfton edhe Banka Botërore në raportet që dalin nga ky institucion.

“Në të vërtetë, ne si Lëvizje BESA kemi paralajmëruar për rreziqet e shpejta të huamarrjes që i merr kjo qeveri, si dhe për rritjen e borxhit publik, që këtë vit do ta tejkalojë edhe 53%-shin, ndërsa kjo e ka ndihmuar edhe për uljen e investimeve të huaja dhe rritjen e deficitit buxhetor, që vijnë si pasojë e ngufatjes ekonomike dhe sociale në vend dhe si rezultat i keqmenaxhimit qeverisës të kësaj qeverie”, thuhet në reagimin e partisë.

Lëvizja BESA, me anë të Platformës Ekonomike, kanë paraparë që të shpejtohet zgjidhja e krizës politike, me çka do të ofrojmë zgjidhje për reduktimin e deficitit buxhetor, uljen e borxhit publik, si dhe koordinimin dhe kontrollin mbi huamarrjet që ato të menaxhohen për investime kapitale me rezultat të krijimit të inputeve dhe reforma strukturore të sektorëve ekonomikë./Portalb

Exit mobile version