Site icon PORTALB

Shkatërrohet banda e drogës në Spanjë, arrestohen 3 shqiptarë

Policia spanjolle (foto arkiv)

Tre shqiptarë janë vënë në pranga në kuadër të një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe asaj shqiptare.

Grupi kriminal përbëhej nga bullgarë dhe shqiptarë dhe aktivitetin e kishte përqendruar në tregtinë e heroinës dhe kokainës.

Shqiptarët e arrestuar janë: A. Q., 47 vjeç; A.D., 41 vjeç dhe P.D., 45 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia ka gjetur një laborator, në të cilin bëhej përpunimi i kokainës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 38 kg heroinë, 8 kg kokainë, 50 kg përzierës, 1 pistoletë me silenciator dhe pajisje presimi, që shërbenin për paketimin e drogës.

Zyra e shtypit e Europolit informon se hetimi i Rojës Civile Spanjolle i nisur në dhjetor 2015 u mbyll më 10 gusht 2016 me arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale, transmeton Shekulli.

Një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë spanjolle dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal.

Exit mobile version