Site icon PORTALB

Formohet “Këshilli Koordinues i OJQ-ve për Vërshimet”

Përmbytjet në Shkup

Me 6 Gusht 2016 në Maqedoni, kryesisht në rrethinën e Shkupit dhe Tetovës pas vërshimeve humbën jetën 22 persona, mbi 70 persona u lënduan dhe më tepër se 1000 persona u evakuan. Vendet prej Shkupit që më së shumti janë prekur nga vërshimet janë: Hasanbegu, Haraçina, Shtraçinca, Smillkovci dhe Stajkovci ndërsa në Tetovë më së shumti është prekur fshati Shipkovicë.

Të parët që iu dolën në ndihmë banorëve të vendeve që u preken nga vërshimet ishin Institucionet Shtetërore dhe Organizatat Jo-qeveritare me qëllim për të parndaluar numrin e viktimave. Në fazën e dytë Organizatat Jo-qeveritare i ndihmuan banorët e prekur nga vërshimet me ushqim, ujë të pijshëm, materiale higjienike, pako ushqimore dhe me gjitha materialet e nevojshme elementare jetësore. Në ditën e tretë të shpërndarjes së ndihmave është vërejtur një mos-koordinim ndërmjet Organizatave Joqeveritare.

“Pas kosulltimeve të bëra arritëm në përfundimin se duhet të ketë aktivitete të koordinuara dhe sistematike, dhe për këtë arsye është vendosur të themelohet “Këshilli Koordinues i OJQ-ve për Vërshimet”. Trupi në fjalë për Vërshimet”  do të bëjë sistemimin e aktiviteteve aktuale humanitare, përpos kësaj do të jep mbështetje në shpërndarjen ndihmave që do të vijnë nga donatorët e jashtëm dhe të mbrendshëm”, thuhet në kumtesën e OJQ-ve.

Ata shtojnë se që nga dita e parë, pakot ushqimore dhe pakot me ujë të pijshëm nuk janë shpërnda mjaftueshëm në këto vende dhe se ky trup do të bëjë vlersimin e dëmeve (dëmet që kanë pësur familjet në mobilje, qilima, teknikë të bardhë, kafshët e ngordhura etj.) dhe do të merr hapa sistematike për sanimin e këtyre dëmeve.

Antarët e “Këshillit Koordinues të OJQ’ve për Vërshimet”:

Koordinator i “Këshilli Koordinues të OJQ’ve për Vërshimet” do të jetë Kryetari i Shoqatës KOPRU, Husrev Emin. Këshilli në fjalë do të jetë në kontakt me Qëndrën për Menaxhim me Kriza dhe institucionet e tjera përkatëse.

Kontakt:  vershimet@gmail.com
Husrev Emin               : +389 71 331 689
Ridvan Xhaferi           : +389 70 780 480
Bekir Ibis                    : +389 78 393 588

Exit mobile version