Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastijan Kurc sot në mënyrë indirekte e kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel, duke porositur se e konsideron për problematike insistimin e marrëveshjes me Turqinë për refugjatët, ndërsa në këtë rast duke e injoruar shkeljen e të drejtave themelore në atë vend.
“Bashkimit Evropian i nevojitet politikë evropiane ndaj refugjatëve dhe vetë duhet t’i mbrojmë kufijtë e saj të jashtëm”, potencoi Kurc në intervistën për gazetën vjeneze “Esterajh”, duke u përgjigjur në konstatimin se Merkeli, pas gjithçka duket, insiston në marrëveshjen me Turqinë.
Kurc shfaqi bindje se do të vijë deri te prishja e marrëveshjes me Turqinë, duke plotësuar se ai nuk është për atë që Ankarasë t’i shihet nëpër gishta gjatë përmbushjes së kritereve për marrjen e liberalizimit të vizave.
“Turqia tashmë paralajmëroi se nuk do t’i përmbushë të gjitha kushtet dhe me tkëtë nuk është e qëndrueshme marrëveshja me atë vend”, konsideron shefi i diplomacisë austrike. “E mbështes kancelarin Kristijan Kern se anëtarësimi i Turqisë në BE ësht utopi. Viteve të kaluara Turqia gjithnjë e më shumë po largohet nga vlerat e BEsë. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm kemi arrestime masovike dhe kërcënime ndaj politikanëve kundërshtarë, që nuk është në pajtim me vlerat themelore të BEsë. Nu guxohet të lëshohet pe kur janë në pyetje vlerat themelore”, potencon Kurc.