Site icon PORTALB

A është i dëmshëm uji i detit për lëkurën dhe flokët?

Të gjithë duam relaksin që ofron plazhi dhe uji i detit, por a e dini se plazhi në të vërtetë ofron përfitime të panumërta shëndetësore? Thejshtë duke notuar, ju mund të fitoni një sërë përfitimesh shëndetësore, duke zbutur lëkurën e trupit, hequr zbokthin, aknet në fytyrë etj.

Duke kombinuar ujin e kripur me rërë, diell, alga deti si dhe prodhimet e detit, mund të rezultojë praktikisht si një lloj banje spa.

Përfitimet shëndetësore nga kripa e detit

Çfarë në të vërtetë mund të bëjë një oqean i tërë për trupin tonë? Thuhet se uji i detit është shumë i mirë për trupin dhe largon të gjitha problemet.

E pra, le të nisemi nga baza. Ne jemi të përbërë nga uji. Trupi jonë përbën rreth 2/3 e ujit dhe i vetmi mineral që mund të konsumojmë është kripa. Ne kemi elementet e detit brenda trupit tonë, kështu që notimi në ujë na ndihmon tejmase. Ja disa nga përparësitë:

  1. Uji i detit është trajtues shumë i mirë për fytyrën dhe aknet. Natriumi ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe ka efekt shumë pozitiv.
  2. Uji i kripur shëron plagët dhe dëmtimet. Uji i detit përdoret si pastrues dhe dezinfekton plagët e marra.
  3. Uji i kripur vepron si një shampo natyral. Kripa ndikon në thatësinë e flokëve, duke hequr vajrat e tepërta nga koka. Eliminon zbokthin dhe ka efekt si eksfoliant për lëkurën e kokës.
  4. Pastron kanalet e hundës. Efekti i ujit të kripur ndikon në pastrimin e sekretit të hundës dhe liron rrugët e frymëmarrjes. Mjekët rekomandojnë pastrimin me ujë të kripur sepse ndihmon në zbutjen e mukusit dhe pastron sinuset tuaja.
  5. Në fund, noti ne ujin e detit ndihmon të qëndroni vital. Ky është përfitimi më i madh i plazhit, pasi ju veni në lëvizje të gjitha pjesët e trupit që ndikojnë si një lloj stërvitje.

A është e shëndetshme pirja e ujit të kripur?

Ndoshta keni dëgjuar se pirja e ujit të kripur është e keqe për ju, por kky quhet si lëng hipertonik sepse ka nivel të kripës deri në 35. Sasia e tepërt e kripës i bën dëm trupit, andaj edhe duhet pasur kujdes. Një sasi e vogël e kripës mund të jetë e shëndetshme për trupin meqenëse përmban minerale ushqyese që trupi i njeriut ka nevojë për to. Ka rol detoksifikues, shumica e sportistëve e përdorin pas stërvitjeve të rënda me qëllim të rifitmit të lëngjeve që i humbin përmes djersës. Ja edhe sia përfitime për ujin e kripur:

Përfitimet shëndetësore të rërës

Përfitimet shëndetësore të algave dhe ushqimit të detit

Mos harroni të hidratoheni pasi të ktheheni në shtëpi nga pushimi. Megjithëse rëra dhe uji i kripur janë të mirë për trupin, ato mund ta thajnë lëkurësn si dhe ta tkurrin atë, andaj edhe pas dushit aplikoni losion zbutës./femra.net/

Exit mobile version