Site icon PORTALB

Qytetarët para Ambasadës së Turqisë nën slloganin: “Mbështetje për vullnetin kombëtar dhe jo për puçin”

Flamuj dhe qindra qytetarë të moshave të ndryshme, në shenjë përkrahjeje ndaj demokracisë në Turqi dhe kundër tentimit për grushtet, në këto momente mblidhen para Ambasadës së Turqisë.

20:08 – Qytetarët po largohen nga Ambasada e Turqisë në Shkup, me porosi që të dënohet ashpër ky tentim për grusht shtet.

19:44 – Përveç himnit të flamurit të Turqisë dhe Maqedonisë dhe thirrjes së ezanit para Ambasadës së Turqisë në Maqedoni u bë edhe lutja për dëshmorët të cilët humbën jetën në Turqi gjatë tentimit për grusht shtet.

19:40 – Gjatë fjalimit të tij Tahsin Ibrahim, kryetari i Lidhjes së shoqatave joqeveritare turke, tha se sot qytetarët janë mbledhur që të dënojnë ashpër këtë tentim për grusht shtet.

19:30 – Përveç himnit të flamurit të Turqisë, u dëgjua edhe himni i flamurit të R. së Maqedonisë

19:25 – Qytetarët në një numër më të madh, ndërsa po ashtu u thirr edhe ezani para Ambasadës së Turqisë në Shkup

19:13 – ‪Në këto çaste, qytetarët para Ambasadës së Turqisë në Shkup me flamuj, brohorisin: “Rri drejt mos u përkul, Ballkani është me ty”

19:00 – Qytetarë me flamuj turk para Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Ekipi i Portalb do të ju njoftojë në vazhdim ngjarjet më të fundit.

Exit mobile version