Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit me bombë në një treg në kryeqytetin irakian Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar anonim i sigurisë lajmëroi se sulmi është kryer me auto-bombë në tregun në Rashidiya, në veri të qendrës së Bagdadit.
Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi dëme të mëdha materiale mbi objektet dhe automjetet. Deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Bagdadi është vend i sulmeve të shpeshta me bombë, ndërsa njëri nga sulmet më të tmerrshme ndodhi javën e kaluar kur në një qendër tregtare të Bagdadit, në kuartin Karada, u vranë mbi 200 persona, ndërsa u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori organizata terroriste DAESH.