Site icon PORTALB

Siri, vriten 18 ushtarë të regjimit

Foto arkiv

Në përleshjet në jug të qytetit Hama të Sirisë janë vrarë 18 ushtarë të regjimit ndërsa një fshat ka kaluar nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, njësitë e forcave opozitare pas përleshjeve intensive e kanë marrë nën kontroll fshatin Er-Rimeyle në jug të Hamas, nga forcat e regjimit.

Theksohet se në përleshjet u vranë 18 ushtarë të regjimit, ndërsa opozitarët konfiskuan një numër të madh të municioneve dhe një tank.

Opozitarët poashtu edhe muajin e kaluar morën kontrollin mbi një tjetër fshat në jug të Hamas.

Exit mobile version