Opozita e inicioi procedurën për impipçmet më 13 prill, një ditë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 personave. Më 27 maj ai e tërhoq  abolimin për, siç theksoi, 22 persona të eksponuar politik. Ivanovi i orientoi 34 personat tjerë të cilët nuk duan të falen, të parashtrojnë kërkesë për anulimin e vendimeve të cilat u dedikohet atyre. Pastaj më 6 qershor, Ivanov i anuloi edhe vendimet tjera për falje./Portalb