Site icon PORTALB

Publicisti dhe analisti nga Shqipëria, Ilir Kulla

Ilir Kulla

Ilir Kulla

“Ali Ahmeti është në pozitë shumë të vështirë nga njëra anë i duhet të tregohet shtetar i përgjegjshëm dhe të kërkojë stabilitet dhe arsye për Maqedoninë nga ana tjetër duhet të ketë vëmendjen tek elektorati i tij shqiptar i cili është njëtrajtshmërisht i shqetësuar për situatën e krijuar.  Unë mendoj se në këto kushte Ali Ahmeti duhet të ndërmarrë një hap të guximshëm duke u bashkuar me PDSH në një koalicion panshqiptar në zgjedhjet e ardhshme dhe nga ana tjetër ai kështu krijon parakushtet e mosfraksionimit të mëtejshëm të elektoratit shqiptarë në Maqedoni. Lypset të marrë vendime të vështira, por të domosdoshme për qytetarët e vet më shumë sesa për BDI. Përsa i përket sesi do ngelet Ali Ahmeti në histori padyshim ai do të mbetet si Abaz Gjuka lideri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe si themelues i UCK në Kosovë. Natyrisht si gjithkush do ketë dridhjet e veta të periudhës së 15 viteve të fundit ku nga njëra anë i ka fituar të gjitha zgjedhjet, por nga ana tjetër është dashur të konsumojë kredibilitetin e vet për shkak të gabimeve që kanë bërë bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij”, tha për Portalb.mk Kulla.

Exit mobile version