Site icon PORTALB

Meha akord me Al Nasr, do të largohet nga Konayspor

Alban Meha

Alban Meha

Alban Meha do ta mbyllë në fund të sezonit aventurën me Konyasporin në Superligën e Turqisë.

Mediat turke kanë zbuluar se 30-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Al Nasr, skuadër e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilës do t’i bashkohet sapo të nisin përgatitijet për sezonin e ardhshëm.

Një lajm befasues për vetë tifozët e Konysasporit, që besonin se futbollisti i kombëtares shqiptare do të vijonte karrierën në Turqi, pasi i kshin ofruar rinovimin e kontratës për tre sezonet e ardhshme.

Oferta e skuadrës me qendër në Dubai ka qenë e parezistueshme për shqiptarin, i cili nuk ka pranuar ta vijojë karrierën në Turqi.

Meha shkëlqeu në radhët e Konyasporit sidomos gjatë pjesës së parë të sezonit. Në 23 ndeshje të kampionatit ka mundur të shënojë 4 gola si dhe ka dhënë 5 asist, raporton Superport.

I vetëdijshëm për mundësitë e pakta që ka për të qenë pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, Meha e ka lënë të hapur mundësinë për t’iu bashkuar Kosovës, që pritet të bëhet së shpejti anëtarja më e re e familjes së madhe të futbollit botëror.

Exit mobile version