Site icon PORTALB

Sot Shutova fillon betejën për titullin kampion

KV Shutova

KV Shutova

KV Shutova sot do të ketë përballë kampionin aktual KV Strumicën. Sigurisht se kjo ndeshje ka zgjuar interesim të madh, pasi Shutova javën e kaluar fitoi titull e parë, atë të Kupës së Maqedonisë dhe tani është në kërkim të shtojë edhe një trofe në vitrinat e saja.

Kërçovarët e kanë shfrytëzuar në maksimum këtë javë për tu përgatitur dhe janë të mendimit se edhe këtë sfidë do ta kalojnë me sukses, këtë më së miri e ka thënë trajneri i skuadrës Bejtulla Emini.

“Pas finales se kupës në ekip ka një atmosferë të jashtëzakonshme si te lojtarët ashtu edhe te kryesia dhe tifozeria e Shutovës. Mendoj që nëse do të ketë referim korrekt Shutova edhe gjatë ndeshjeve të “Play Off”-it, do të dalim fitues dhe do të fitojmë kurorën e dyfishtë.

Kemi ekip më të mirë se Strumica. Kjo nuk do të thotë se ne e nënvlerësojmë Strumicën dhe nuk do te jetë e lehtë për ne, mirëpo Shutova kësaj here do të mposht Strumicën. E them këtë sepse kam analizuar në detaje ekipin kundërshtar dhe nga analizat del se ekipi im ka lojtarë me cilësor dhe më e rëndësishmja se ekipi është në kulmin e formës sportive”, ka thënë trajneri Emini.

 

Për të arritur deri te titulli kampion, njëra nga ekipet duhet të arkëtojë tri fitore. Ndeshja e parë do të luhet në Kërçovë, në sallën “Pallati i Ri”, me fillim në ora 18:00.

Exit mobile version