Site icon PORTALB

Bexheti: BDI është dashur ta lëshojë qeverinë nga publikimi i “bombave” të para

Abdylmenaf Bexheti

Abdylmenaf Bexheti

Akademiku Abdulmenaf Bexheti në emisionin “Click Plus” të TV21 tha se BDI është dashur të lëshoj qeverinë  në momente më gjithëpërfshirëse, për dallim nga këto aktualet, që siç i quan ai,  “çështje të pastra personale”.

“Nëse është dashur ndonjëherë të bëhet ndonjë veprim, është dashtë të bëhet që kur janë dëgjuar bombat e para. Dhe trajtimi i shqiptarëve si kolektivet në Maqedoni, së paku nga aspekti moral është dashur të bëhet një veprim i tillë dhe jo tani për shumë çështje të pastër personale”, u shpreh Abdulmenaf Bexheti, akademik.

Ndërsa ish-kryetari i partisë DR-së Imer Selmani, tha se BDI me vendimin e fundit ka për qëllim konsolidimin brenda partiak para zgjedhjeve.

“Dalja nga qeveria ka për arsye konsolidimin e radhëve brenda BDI dhe eventualisht mbrojtja e strukturave të BDI-së dhe ndoshta parapërgatitja për zgjedhjet e ardhshme”, tha Imer Selmani.

Exit mobile version