Në një kohë kur sot viziton vendin tonë Komisioneri Europian Johannes Hahn dhe një ditë para seancës plenare të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Takimi me Hahn bëhet për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrugën e reformave si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi.